Kthehu lart

Prezantohet Audi Q8 SUV 2018

Prezantohet Audi Q8 SUV 2018 GazetaExpress

Ky është Audi Q8, apo motra e madhe e Q7, me të cilën marka gjermane zgjeron vargun e ofertave të saja SUV.

Audi Q8 është rival direkt i BMW X6 e Mercedes GLE, me një çmim rreth 75 mijë euro, ky model i ri do të dal në shitje gjatë kësaj vere, transmeton koha.net.

Audi Q8 është 4,986mm i gjatë, e që është 66mm më i shkurtër se Q7, por është më i gjatë se rivalët e tij, X6 e GLE.

Audi Q8 i ri do të ofrohet me 12 ngjyra të ndryshme për tu zgjedhur, e mbrojtës të ndryshëm nga plastika.

Fillimisht ky super SUV do të ofrohet me vetëm një motor për t’u zgjedhur, ai 3.0 litërsh V6 me naftë që prodhon 282 kuaj fuqi, e që do të thirret Q8 50 TDI.

Audi Q8 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 6.3 sekonda e atë maksimale prej 230 kilometra në orë.

Audi ka konfirmuar se në vitin 2019 do t’i ofrohet motori me benzinë V6 55 TFSI me 335 kuaj fuqi.

Që të gjithë motorët kanë edhe teknologjinë hibride 48V, i cili aktivizohet deri në 50 kilometra në orë.

Audi Q8 prodhohet në të njëjtën fabrikë të Volkswagenit, ku prodhohet Q7, Porsche Cayenne e VW Touareg.


    Data: 05 Qershor 2018 23:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera