Kthehu lart

Prezantohet Apple Watch 3, me kartelë SIM (Foto)

Prezantohet Apple Watch 3, me kartelë SIM (Foto) GazetaExpress

Apple ka prezantuar sot serinë e re të orëve të saj të mençura të dorës.

Apple Watch 3, për dallim nga parardhëset e saj, ka një vend për kartelë SIM.

Kjo i mundëson orës të funksionojë e pavarur nga iPhone, për të realizuar thirrje telefonike, dhe për t'u kyçur në internet.

Apple Watch 3 po ashtu është pajisur me procesor të ri dual-core.

Ora e mençur e Apple do të ofrohet për porosi më 15 shtator, me çmim prej 329 dollarësh (pa kartelë SIM), dhe 399 dollarësh (me kartelë SIM).

Në shitje do të dalë më 22 shtator.

Gjiganti nga Kalifornia po ashtu ka prezantuar sistemin e ri operativ për orët, watchOS 4, i cili do të lëshohet më 19 shtator. 

Versioni i ri i watchOS do të mundësojë monitorim më të mirë të rrahjeve të zemrës. /Express/


Pamjet: The Verge.
    Data: 12 Shtator 2017 19:45
    Autori: GazetaExpress
    • Britanikët tregojnë më shumë për makinën fluturuese

      Britanikët tregojnë më shumë për makinën fluturuese 0

    Të tjera