Kthehu lart

Porsche Cayenne Turbo, rival i fortë për makinat SUV (Foto)

Porsche Cayenne Turbo, rival i fortë për makinat SUV (Foto) GazetaExpress

Është prezantuar në Frankfurt Motor Show, makina SUV, më e sofistikuar që Porsche e ka krijuar deri më tani.

Ky Cayenne Turbo pritet të jetë rival i fortë për të gjitha makinat sportive dhe të shfrytëzueshme për familje e që janë në treg, transmeton Telegrafi.

Me 4.0-litra turbo dyshe, kjo veturë që prodhon 550 kuajfuqi, mund të lëviz me 285 kilometra në orë.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 3.7-sekonda, që është e njëjtë me atë që e arrin edhe modeli i mëparshëm Turbo S.

Për këtë Cayenne duhet të paguhen 105 mijë euro, e mund të vozitet lirisht nëpër të gjitha terrenet.

Ata që duan ta kenë në pronësi, duhet në bëjnë porosinë prej muajit dhjetor, derisa do t’ju shkojë në shtëpi në fund të vitit që vjen.

    Data: 13 Shtator 2017 06:49
    Autori: GazetaExpress
    • Kosovari i "Apple" ligjëron në ICK

      Kosovari i "Apple" ligjëron në ICK 0

    Të tjera