Kthehu lart

Përditësimi i Instagram-it mundëson ripostimin e përmbajtjeve ku jeni etiketuar

Përditësimi i Instagram-it mundëson ripostimin e përmbajtjeve ku jeni etiketuar GazetaExpress

Rrjeti i njohur social, Instagram, ka lansuar një përditësim të vogël për iOS dhe Android i cili mundëson ri-postimin e përmbajtjeve në të cilat jeni i etiketuar.

Nga tani, nëse dikush ju etiketon (tag) në InstaStory të tyre, juve do t’ju vijë një mesazh nga ai person me postimin e atij Storyt, transmeton Koha.net. Në mesazh, do të ketë një opsion i cili ju mundëson që ta postoni atë Story në Storyn tuaj.

Nëse e postoni në InstaStoryn tuaj, emri i personit i cili ka postuar foton ose videon do të jetë i shfaqur në maje dhe njerëzit mund të klikojnë mbi atë emër dhe do të mund të shohin profilin e atij personi.

Përditësimi tashmë është në dispozicion, por vetëm për llogaritë publike.


    Data: 10 Qershor 2018 21:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera