Kthehu lart

Nokia X6 vjen javën e ardhshme, këto janë specifikat e tij

Nokia X6 vjen javën e ardhshme, këto janë specifikat e tij GazetaExpress

Nokia X6 do të arrijë javën që po vjen dhe fotografitë e reja tashmë kanë rrjedhur në rrjetet sociale kineze.

Nokia X6 pritet të vijë me ekran 5.8-inç me rezolucion prej 1080 x 2280 pikselë dhe raport prej 19:9, transmeton Koha.net. Versioni bazë pritet të vijë me procesor MediaTek Helio P60, ndërsa versioni i avancuar me procesor të Qualcommit – Snapdragon 636.

Të dy versionet do të punojnë me baterinë prej 3,300 mAh, si dhe me 4 ose 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme.

Bazuar në fotografitë, mund të shohim se Nokia X6 sensorin për gishta e ka të vendosur në pjesën e pasme, kamerën kryesore të dyfishtë të pozicionuara vertikalisht, portin për USB Type-C dhe portin për kufjet 3.5 mm.

Gjithashtu, sipas Digi TechQQ, Nokia X6 do të punojë me sistemin operativ Android Oreo 8.1 dhe në Kinë versioni bazë do të shitet me çmim rreth 250 dollarë, ndërsa ai i avancuar rreth 280 dollarë.

    Data: 29 Prill 2018 21:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera