Kthehu lart

Nokia 3310 së shpejti me version të ri

Nokia 3310 së shpejti me version të ri GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 02:29

Nokia dhe kompania e cila ka të drejtën e shitjes së pajisjeve të Nokias, HMD Global, raportohet se janë duke punuar në një version të ri të telefonit të popullarizuar – Nokia 3310, telefon i cili ka debutuar në Kongresin Botëror për Celularë (MWC 2017) më herët këtë vit.

Tani, është konfirmuar nga një shitës zyrtar irlandez se versioni 3G i këtij smartfoni do të vijë më vonë këtë vit, transmeton Koha.net. Nokia 3310 me lidhjen 3G pritet të jetë në dispozicion në “Three Ireland” ka fundi i shtatorit ose në fillim të tetorit.

Së fundmi, Nokia 3310 është shfaqur edhe në Komisionin Federal për Komunimikim (FCC), i cili tregon se telefoni i popullarizuar po ashtu në dispozicion do të jetë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Sa i përket çmimit për versionin e ri të Nokia 3310, ende nuk është zbuluar.

    Temat:
    Data: 13 Gusht 2017 02:29
    Autori: GazetaExpress
    • ​ E pabesueshme si barten viruset në kompjuter 0

    Të tjera