Kthehu lart

Nëse ju ndodh kjo në iPhone, menjëherë bëjeni “update”

Nëse ju ndodh kjo në iPhone, menjëherë bëjeni “update” GazetaExpress

Shumë përdorues të iPhone, sidomos të serive të fundit iPhone 8 dhe iPhone X, kanë pasur problem me tastin “i”

E nëse ju ka ndodh kjo atëherë drejtues të Apple kanë thënë se duhet që të bëhet menjëherë update e sistemit softverik të iPhone, nga 10 në iOs 11.1.1 .

Apple ka thënë të enjten se softëare i tyre më i ri iOs 11 duhet të bëhet “update” pasi që shumë përdorues të iPhone kanë pasur problem me shkronjën “i”, i cili simbol sa herë është prekur ka dal kjo shenjë ⍰.

Sistemi i ri operative, sipas Apple, pritet që të rregullojë edhe disa komplikime të vogla, shkruan GazetaExpress.

Ende nuk është e qartë se a do ta rregullojë iOs 11.1.1. edhe problemet e mëparshme me aplikacionet që kishte probleme.

Për të shkarkuar versionin e fundit të iOs shkon në Setting, mandej klikoni General, pastaj “software Update”. Shkarkojeni versionin e fundit të iOs që është iOs 11.1.1 . /GazetaExpress/

    Data: 10 Nentor 2017 20:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera