Kthehu lart

Në nëntor vjen Mercedesi i ri, shumë elegant

Në nëntor vjen Mercedesi i ri, shumë elegant GazetaExpress

Gjenerata e tretë e limuzinës coupe do të ketë premierën në panairin e ardhshëm të automobilave në Los Anxhelos.

CLS aktual ka debutuar në vitin 2010 dhe Mercedes po i afrohet fundit të zhvillimit të pasuesit të tij, për çka dëshmojnë edhe fotografitë e reja spiunuese të automjetit në Gjermani.

Prodhuesi nga Shtutgarti nuk ka ndryshuar recetën, të cilën e ka përdorur në dy gjeneratat e para dhe modeli i ri do të ketë siluetën e njëjtë elegante sikur pararendësit e tij.

Në një fotografi vërehen edhe detajet e tabelës instrumentale, me orë klasike analoge dhe hapje të rrumbullakët të ventilimit.

Sipas Autocar, CLS i ri do të jetë i pranishëm në motorin benzinë me katër cilindra me 300 kuaj fuqi dhe me gjashtë cilindra që sigurojnë 367 kuaj fuqi.

Më vonë do të dalë edhe versioni sportiv AMG me 435 kuaj fuqi.

Sa i përket opsionit dizel, modeli bazë do të ketë motor me katër cilindra me 245 kuaj fuqi, derisa në ofertë do të jenë edhe dy dizelë me agregate me 6 cilindra, prej të cilëve më i dobëti siguron 284 kuaj fuqi, ndërsa ai më i fuqishmi siguron 340 kuaj fuqi.

Pas premierës së pritur në nëntor, Mercedes CLS i gjeneratës së tretë do të dalë në sallonet e shitjes në fillim të vitit 2018.

    Data: 13 Tetor 2017 01:56
    Autori: GazetaExpress
    • Po merr formë versioni më i vogël i MINI Countryman

      Po merr formë versioni më i vogël i MINI Countryman 0

    Të tjera