Kthehu lart

Mozilla sjell “vrasësin” e Chrome

Mozilla sjell “vrasësin” e Chrome GazetaExpress

Pas dy muajsh testimesh, versioni i 57-të “Quantum” është lansuar sot për përdoruesit.

Versioni më i ri shpenzon 30 për qind më pak në memorien e kompjuterit, në krahasim me rivalët tjerë.

Po ashtu ky shfletues është dyfish më i shpejtë se “Firefox 52”. Ai është edhe më i lehtë për t’u përdorur.

Shfletuesi i parë “Firefox” ishte lansuar në vitin 2004, por e humbi vendin e parë nga Chrome dhe Safari.

Zëvendës presidenti i Firefox, Nick Nguyen ka thënë se frika e tyre më e madhe është nëse “entuziastët e shumtë të Google Chrome do t’i japin atij një shans për ta provuar. Frika ime më e madhe është se njerëzit nuk do ta provojnë” ka thënë ai. 

“Është njëjtë sikurse çdo lansim tjetër, ti e bën atë për ta bërë jetën e njerëzve më të lehtë. Nëse njerëzit nuk e përdorin produktin tënd, ti nuk e ke atë mundësi”.


    Data: 14 Nentor 2017 23:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera