Kthehu lart

Microsofti afër zbulimit që mund të transformojë kompjuterët

Microsofti afër zbulimit që mund të transformojë kompjuterët GazetaExpress

Në laboratorin në Kopenhagë shkencëtarët besojnë se janë në prag të një zbulimi të madh që mund të transformojë kompjuterët.

Ekipi i studiuesve nga Microsoft dhe Institutit Niels Bohr janë të bindur se kanë gjetur çelësin për krijimin e kompjuterit kuantik.

Nëse del se ata kanë të drejtë, Microsoft do të jenë në kulm, pasi do të posedojë fuqinë për të zgjidhur problemet të cilat nuk mund t’i kryejnë kompjuterët konvencionalë, transmeton KP.

Në laborator ndodhen seria e cilindrave të bardhë, të cilët janë ftohur pothuajse deri në zeron absolute në pajtim me procesin e krijimit të kubitit, bllokut ndërtimor të kompjuterit kuantik.

“Kjo ftohje nga thellësia e kozmosit mund të jetë vendi më i ftohtë në univers”, thotë profesori Charley Markus.

Kompjuterët kuantikë mund të ndihmojnë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por edhe për mësim të shpejtë.

“Mund të zgjidhim probleme me të cilat super-kompjuterët do të garonin paralelisht dhe t’i zgjidhin brenda disa sekondash, orësh apo edhe ditësh”, konkludon Markus.

    Data: 03 Prill 2018 06:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera