Kthehu lart

Mësohet çmimi i BlackBerryt të ri

Mësohet çmimi i BlackBerryt të ri GazetaExpress

BlackBerry së fundmi prezantoi telefonin e mençur të quajtur Motion, i cili pritet të dalë në shitje në Europë.

Pajisja e re tashmë ka filluar të shpërndahet nëpër dyqanet europiane dhe do të kushtojë 499 euro.

BlackBerry Motion do të vijë me procesorin Qualcomm Snapdragon 625, 4 gigabajt RAM dhe 32 gigabajt memorie të brendshme.

Telefoni ka ekranin 5.5-inç Full HD. Kamera kryesore e këtij telefoni është 12 megapixel ndërsa ajo ballore 8 MP.

BlackBerry Motion operon me sistemin Android 7.1 Nougat dhe ka baterinë 4000 mAh.

    Data: 12 Tetor 2017 19:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera