Kthehu lart

Mercedes prezanton Maybach S-Class 2019 [FOTO]

Mercedes prezanton Maybach S-Class 2019 [FOTO] GazetaExpress

Ky model i ri vjen me rrjet të re motori, ngjyrë me dy nuanca dhe risi të tjera.

Mercedes shpalosi modelin e fundit Maybach S-Class 2019 para debutimit të tij zyrtar në Geneva Motor Show 2018, transmeton Express. Ajo çfarë e bënë të veçantë këtë model nga ato të mëparshmet është rrjeta e përparme e motorit si dhe ngjyra me dy nuanca.

Mercedes-Maybach S 560 4Matic vjen me motor 4.0-litër twin turbo V8 i cili prodhon 463kf dhe 700Nm torkë. Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin brenda 4.8 sekondave.

Ndërsa modeli Mercedes-Maybach S 650 vjen me motor 6.0-litër V-12 i cili prodhon 621kf dhe 740Nm torkë. Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 4.6 sekonda.

Çmimi i këtyre modeleve nuk është publikuar ende, por Mercedes-Maybach S 560 4Matic i vitit të kaluar fillonte nga 168,600 dollarë amerikan, ndërsa modeli Mercedes-Maybach S 650 fillonte nga 198,700 dollarë amerikan. Modeli i këtij viti pritet të kushtoj pak më shtrenjtë se sa modelet paraprake.

    Data: 13 Shkurt 2018 14:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera