Kthehu lart

McLaren më 2017 pati vitin më të suksesshëm në histori

McLaren më 2017 pati vitin më të suksesshëm në histori GazetaExpress

McLaren ka shënuar rezultatet më të mira të shitjeve në vitin 2017 duke e bërë vitin më të suksesshëm në historinë e vet.

Kompania shiti 3.340 makina vitin e kaluar. Modeli i fundit 720S ka arritur të njëjtat rezultate në gjashtë muaj si paraardhësi i tij për të gjithë vitin 2016.

Ndër modelet e tjera më të shitura janë 570S Coupe dhe Spider, 570GT dhe 540C, të cilat janë shitur në 2,119 kopje. Nga familja Super Series, janë shitur 1.221 vetura.

Tregu më i madh i McLaren është ende Amerika e Veriut, ku furnizon 37 për qind të makinave.

Oferta e McLaren do të rritet dhe deri në vitin 2022, do të prezantohen 12 makina të reja, transmeton KP.

    Data: 09 Janar 2018 02:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera