Kthehu lart

Lëshohet iOS 11.3 për iPhone e iPad - sjell disa risi

Lëshohet iOS 11.3 për iPhone e iPad - sjell disa risi GazetaExpress

Apple ka lëshuar versionin final të iOS 11.3 për të gjithë.

Ky sistem operativ sjell disa përmirësime të rëndësishme dhe disa funksione të reja të dedikuara menaxhimit të baterisë. 

iOS 11.3 mund të instalohet në iPhone 5s dhe modelet më të reja, në të gjitha modelet e iPad Air dhe iPad Pro, në iPad të gjeneratës së pestë dhe të gjashtë, iPad mini 2 dhe modelet më të reja dhe iPod Touch të gjeneratës së gjashtë.

Për të instaluar këtë version mjafton të shkoni tek Settings > General > Update Software dhe ta shkarkoni atë. 

iOS 11.3 shton disa funksione të reja për statusin e baterisë dhe na sugjeron nëse kemi nevojë për asistencë. 

Gjithashtu tani mund të shikoni nëse është aktiv funksioni për menaxhimin e energjisë i cili redukton performancën e modeleve me bateri të konsumuar për të evituar fikjen e pajisjes.

iOS 11.3 sjell edhe ARKit 1.5 me shumë risi për objektet virtuale. 

Janë shtuar edhe disa Animoji të reja: një dragua, një ari, një kafkë dhe një luan, duke arritur në 16 personazhe në total. 

Në SHBA janë të disponueshme edhe dy funksione të reja si Business Chat dhe Health Records. /iPhoneAlbania

    Data: 29 Mars 2018 22:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera