Kthehu lart

Lëshohet iOS 11.3.1 - zgjidh një problem me ekranet jo origjinale të iPhone-ve

Lëshohet iOS 11.3.1 - zgjidh një problem me ekranet jo origjinale të iPhone-ve GazetaExpress

Apple sapo ka lëshuar një përditësim të ri për iOS - versionin 11.3.1.

Ky "update" sistemon një problem lidhur me ekranet jo origjinale. 

iOS 11.3.1 përmirëson sigurinë e iPhone dhe iPad duke zgjidhur problemin që mund shkaktonte mosfunksionimin e rregullt të ekranit në disa modele iPhone 8.

Apple thotë se zëvendësimi i ekranit me pjesë këmbimi jo-origjinale mund të kompromentojë cilësinë e imazheve dhe të shkaktojë defekt në funksionim. 

Riparimet e ekranit, të certifikuara nga Apple, bëhen nga ekspertë të kualifikuar, që përdorin pjesë Apple origjinale, thotë gjiganti amerikan.


    Data: 24 Prill 2018 22:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera