Kthehu lart

Lansohet zyrtarisht telefoni me skajet më të holla në botë

Lansohet zyrtarisht telefoni me skajet më të holla në botë GazetaExpress

Ashtu siç është premtuar, kompania e njohur kineze Xiaomi zyrtarisht ka lansuar gjeneratën e re të smartfonit të saj premium me skajet shumë të holla. Për dallim nga paraardhësi, Mi Mix 2 vjen me ekran më të vogël 5.99-inç i cili ka skajet më të holla deri më tani, hapësirën e ekranit në raport prej 18:9 dhe rezolucionin Full HD+.

Xiaomi Mi Mix 2, po ashtu, vjen edhe me procesor Snapdragon 835 me tetë bërthama dhe grafikën Adreno 540, i cili është në kombinim me 6 ose 8 GB RAM memorie dhe deri në 256 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3,400 mAh me veçorinë për karikim të shpejtë Qualcomm Quick Charge 3.0, transmeton Koha.net. Kamerën e pasme e ka Sony IMX386 prej 12 megapikselë, ndërsa atë të përparme prej 5 megapikselë e cila po ashtu ofron mbështetje për veçorinë e identifikimit të fytyrës.

Gjithastu, Mi Mix 2 vjen me trupin nga qeramika si dhe dimensionet e versionit standard janë: 151.8 x 75.5 x 7.7 mm dhe pesha e versionit standard është 185 gramë. Ndërsa, dimensionet e versionit Special Edition janë: 150.5 x74.6 x 7.7 mm dhe peshon 187 gramë.

Gjithashtu, Xiaomi Mi Mix 2 punon me sistemin operativ Android 7.1 (Nougat) me ndërfaqen e përdoruesit MIUI 9, ofron mbështetje për dy SIM kartela (nano + nano) dhe për lidhjen 4G LTE, WiFi 802.11 ac, Bluetooth 5.0, NFC, USB Type-C, etj.

Modeli standard me 6 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme kushton rreth 500 dollarë, ndërsa top modeli me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme kushton rreth 720 dollarë.

    Data: 12 Shtator 2017 03:39
    Autori: GazetaExpress
    • Me këtë metodë mund ta forconi shpejtësinë e WiFi-së

      Me këtë metodë mund ta forconi shpejtësinë e WiFi-së 0

    Të tjera