Kthehu lart

Ky është shpëtimi i femrave, aplikacioni për blerjet online sipas trupit që ke

Ky është shpëtimi i femrave, aplikacioni për blerjet online sipas trupit që ke GazetaExpress

Blerjet online mund të jenë të ndërlikuara dhe është e vështirë të dish nëse ajo që po blen në internet do të jetë siç e dëshironi.

Por tashmë ka një aplikacion që e bën më të thjeshtë blerjen e veshjeve.

Aplikacioni australian, Shop You, po ndryshon lojën kur vjen puna te gjetja e veshjeve, që hyjnë në stilin tuaj, formën e trupit dhe markat e preferuara, dhe gjen artikujt që përputhen.

“Të gjesh veshjet që të rinë mirë është e vështirë. Në fakt, vetëm 2 në 10 femra i pëlqejnë produktet që i vijnë. Misioni ynë është të jemi më të personalizuara, në mënyrë të thjeshtë për femrat për të bërë shopping ”, thuhet në faqe.

Aplikacioni Shop You përdor inteligjencën artificiale për t’u kënaqur me eksperiencën e pazarit me rekomandime për stil të personalizuar, duke sugjeruar veshje për ju.

Aplikacioni falas ka dalë në shkurt me marka si Cotton On, Lorna Jane, Glassons, ASOS dhe Uniqlo ndërkohë që pritet t’i shtohen dhe firma të tjera.

Ai është themeluar nga dy femra, Emma Sharley dhe Kelly Slessor.

    Data: 11 Mars 2018 18:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera