Kthehu lart

Kujdes kur ngisni veturën në Francë, ky është rregulli më i ri atje

Kujdes kur ngisni veturën në Francë, ky është rregulli më i ri atje GazetaExpress

Franca ka marr një vendim të pa precedentë deri me sot sa i përket sigurisë në rrugë.

Gjykata e lartë në Francë ka vendosur që të ndalojë përdorimin e telefonit mobil jo vetëm gjatë ngasjes por edhe nëse vetura juaj ka ndaluar plotësisht me motor të fikur, transmeton Express. Le Figaro raporton se kjo ndalesë është në kuadër të përpjekjeve për të ulur numrin e lartë të aksidenteve të trafikut në këtë shtet.

Sipas këtij rregulli të ri, shoferët mund të përdorin telefonin vetëm nëse ndalin veturën në vend parkingje të shënuara.

Përjashtim në këtë rregull bënë përdorimi i telefonit për të raportuar një aksident apo ndonjë emergjencë tjetër në rrugë.

    Data: 08 Shkurt 2018 13:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera