Kthehu lart

Konfirmohet data e lansimit të Tesla Model Y SUV (Foto)

Konfirmohet data e lansimit të Tesla Model Y SUV (Foto) GazetaExpress

Prezantimi i Tesla Model 3 të ri ka nisur një epokë të re të makinave më të përballueshme nga kompania e veturave elektrike kaliforniane.

Modeli i ardhshëm është crossover, i madhësisë së vogël i quajtur Model Y, dhe do të lansohet në 2019-n, transmeton koha.net.

Ky do të jetë një hap i rëndësishëm në “planin e madh” të dytë të Teslas, i cili do të zgjerojë këtë markë përtej linjës së saj të tanishme me modelin si kamionçinë elektrike, roadster e kamionë për transportim të peshave të rënda, si dhe autobusë.

Duke ofruar SUV me çmim më të lirë, Tesla është duke hyrë në një treg i cili është shumë fitimprurës.

Tesla Model Y SUV do të ketë platformën e njëjtë me Model 3, kështu pritet të jetë edhe distanca që mund të kalohet me një mbushje të vetme të baterive, e cila në modelin standard është 350 kilometra rrugë dhe edicionit më special ‘Long Range’ 500 kilometra rrugë.


    Data: 11 Gusht 2017 01:29
    Autori: GazetaExpress
    • Apple do të blej një kompani të madhe teknologjike

      Apple do të blej një kompani të madhe teknologjike 0

    Të tjera