Kthehu lart

Këto do të jenë çmimet e iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus në shtetet kryesore të Evropës

Këto do të jenë çmimet e iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus në shtetet kryesore të Evropës GazetaExpress

Apple ka prezantuar dje tre telefona të rinj të mençur: iPhone X, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Dy prej tyre, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus, përbëjnë vetëm versione më të sofistikuara të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, që u prezantuan vitin e kaluar.

iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus vijnë me dizajne të njëjta sikurse paraardhësit, por me specifika shumë më të avancuara.

iPhone 8 dhe 8 Plus do të dalin në shitje më 22 shtator, ndërsa do të mund të porositen që nga 15 shtatori.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 8 do të kushtojë 699 dollarë (versioni me 64GB), kurse iPhone 8 Plus do të kushtojë 799 dollarë (versioni me 64GB).

Por, sa do të kushtojnë dy modelet e reja të iPhone në vendet kryesore të Evropës?

Në Gjermani, iPhone 8 do të kushtojë 799 euro, ndërsa iPhone 8 Plus do të kushtojë 909 euro, ashtu sikurse edhe në Austri. Në Zvicër, iPhone 8 do të mund të blihet për 839 franga zvicerane, apo 731 euro, ndërsa iPhone 8 Plus për 959 franga apo 835 euro.

Në Angli, iPhone 8 do të kushtojë 699 funte, apo 776 euro, ndërsa iPhone 8 Plus do të kushtojë 799 funte, apo 887 euro. Në Itali, iPhone 8 do të mund të blihet për 839 euro, kurse iPhone 8 Plus për 949 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone 8 do të jetë 809 euro, ndërsa iPhone 8 Plus do të kushtojë 919 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.

Tash për tash nuk dihet se sa do të kushtojnë iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus në Kosovë dhe Shqipëri, e as se kur do të dalin në shitje. /Express/

    Data: 13 Shtator 2017 20:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera