Kthehu lart

Kështu duket brenda Mercedes A-Class 2018

Kështu duket brenda Mercedes A-Class 2018 GazetaExpress

Një Mercedes A-Class i ri do të debutojë në panairin e veturave në Gjenevë i cili mbahet në mars, por deri tani nuk janë zbuluar shumë detaje të sistemit të brendshëm, i cili ka teknologjinë e inteligjencës artificiale (AI).

Jemi mësuar me ekrane digjitale në Mercedesa, por ata zakonisht ofrohen si opsion për t’u zgjedhur nga blerësit e me një kosto shtesë, transmeton koha.net.

Por tani me A-Class e ri të gjithë modelet do të kenë nga dy ekrane 7-inçësh si standard, njërin para shoferit dhe tjetrin në mes.

Ndërsa si opsion për t’u zgjedhur ofrohen dy ekrane tjerë të madhësisë 10-inç.

I gjithë sistemi në interier është i teknologjisë së lartë, pasi pranon komanda me zë, jep informata të shumta, navigacion, ekranet me prekje, ofron porte të shumta për lidhje me pajisje të jashtme.


    Data: 10 Janar 2018 22:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera