Kthehu lart

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e iPhone 8

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e iPhone 8 GazetaExpress

Spekulimet kanë qenë të shumta por detajet janë të paqarta. Sa i përket Apple Watch pritet debutimi i një modeli me LTE ndërsa televizori do të jetë më i fuqishëm.

Apple mban sot aktivitetin e shumëpritur në teatrin e ri Steve në Kampusin e Apple dhe kompania pritet të prezantojë modelet e reja të iPhone, një orë të re inteligjente dhe një televizor Apple.  

Aktiviteti fillon në 19:00 me orën tonë lokale dhe kompania do e transmetojë atë live. Shtatori gjithnjë është mbajtur mend si muaji kur mbërrin iPhone i ri.  Këtë herë do të jetë ndryshe sepse kompania nuk do të prezantojë dy modele por tret të tillë. Krahas iPhone 8 dhe 8 Plus pritet debutimi i një iPhone X.  

Spekulimet kanë qenë të shumta por detajet janë të paqarta. Sa i përket Apple Watch pritet debutimi i një modeli me LTE ndërsa televizori do të jetë më i fuqishëm.  Aktiviteti do të transmetohet nga uebsajti i Apple po funksionon vetëm në Safari dhe Microsoft Edge.  

Ja sesi të shikoni live aktivitetin e Apple:      

Safari në Mac ose iOS     

Microsoft Edge në Windows 10     

Apple TV me aplikacionin Apple Events 

 Sigurisht informacionet më të fundit do të mund ti merrni edhe nga blogu live i PCWorld Albanian. Aktiviteti fillon në ora 19:00. /PCWorld Albanian/

    Data: 12 Shtator 2017 18:09
    Autori: GazetaExpress
    • Me këtë metodë mund ta forconi shpejtësinë e WiFi-së

      Me këtë metodë mund ta forconi shpejtësinë e WiFi-së 0

    Të tjera