Kthehu lart

iPhone 8 sjell risinë që do të na bëjë të gjithëve të dashurohemi me të

iPhone 8 sjell risinë që do të na bëjë të gjithëve të dashurohemi me të GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 09:38

Edhe pak ditë kanë ngelur nga lançimi i iPhone 8 por pothuajse i kemi marrë vesh të gjitha risitë që do të sjellë ky smartphone që të gjithë po e presim. 

Mes funksioneve të reja të iPhone 8 prej ditësh flitet për teknologjinë Face ID, e cila ka të bëjë me përdorimin e shprehive të fytyrës, në vend të prekjes Touch ID.

Shkencëtari Guilherme Rambo, duke analizuar kodin smart speaker HomePod, ka zbuluar një strategji “AttentionAwarenessObserver”, e cila konsiston në çaktivizimin e njoftimeve vetëm me një vështrim.Duket se iPhone 8 do të jetë në gjendje që të kalojë në heshtje njoftimet sa herë që përdorim smartphone me një shikim, duke na lejuar të vijojmë me atë që kemi në dorë.

Face ID përfaqëson një sistem inovativ autentik të iPhone dhe që pritet të zëvendësojë tradicionalen Touch ID, e cila siç është e njohur nga të gjithë mundëson përdorimin e smartphone nëpërmjet shenjave dixhitale.Përveçse do zhbllokojë ekranin e smartphone, Face ID e Apple, do të lejojë edhe të bëhen pagesa me Apple Pay dhe të bëhen download aplikimesh në App Store.

    Data: 13 Gusht 2017 09:38
    Autori: GazetaExpress
    • ​ E pabesueshme si barten viruset në kompjuter 0

    Të tjera