Kthehu lart

Infiniti zbulon super prototipin 9

Infiniti zbulon super prototipin 9 GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 03:04

Fotografi të veturës koncept të Infinitit janë zbuluar online para debutimit të tij në panairin e veturave “Pebble Beach Concours d’Elegance”, i cili mbahet në javën e ardhshme.

I quajtur Prototype 9, pavarësisht shasis së rrallë të garave, thuhet se do të ketë motor elektrik me 148 kuaj fuqi, transmeton koha.net.

Vetura është ndërtuar nga një ekip i vogël, dhe është i dizajnuar për të treguar se si vetura e vitit 1940, Infiniti Grand Prix do të dukej, edhe pse kjo markë e ka lansuar atë në vitin 1989.

Nën kafano është teknologjia e gjeneratës së ardhshme elektrike EV e Nissan-it. Bateritë me tension të lartë, 30kWh të cilat furnizojnë motorin i ri elektrik i cili prodhon 148 kuaj fuqi.

Fuqia në Prototype 9 dërgohet në rrotat e pasme, ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 5.5 sekonda para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 170 kilometra në orë.

    Data: 13 Gusht 2017 03:04
    Autori: GazetaExpress
    • ​ E pabesueshme si barten viruset në kompjuter 0

    Të tjera