Kthehu lart

Huawei prezanton celularin me kamerën "më të mirë në treg"

Huawei prezanton celularin me kamerën "më të mirë në treg" GazetaExpress

Është prezantuar më në fund Huawei P20 Pro, celulari më i mirë deri më sot i markës kineze.

Sipas ekspertëve, kamera e këtij “smartphone” është ndryshe nga kamerat e të tjerëve dhe ndoshta më e mira e prodhuar deri më tani.

Bëhet fjalë për një sistem kamerash të trefishtë.

Huawei ka nxjerrë në treg edhe versionin më “normal” të këtij celulari, që quhet Huawei P20.

Këta “smartphone” kanë një procesor Kirin 970, bateri 4 000 mAh, 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtje të dhënash në P20 Pro. 

Ndërsa Huaewi P20 ka 4 GB RAM dhe bateri 3400 mAH, përcjell TCh.

Huawei P20 kushton 649 euro, ndërsa Huawei P20 Pro kushton 899 euro.


    Data: 29 Mars 2018 18:43
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera