Kthehu lart

Hapet në Prishtinë zyra për trajnime profesionale “Elektrowati”

Hapet në Prishtinë zyra për trajnime profesionale “Elektrowati” GazetaExpress

Në Prishtinë është hapur zyra për trajnime profesionale “Elektrowati” e udhëhequr nga inxhinieri prof. Muhamet Shala e cila ofron këto shërbime.

•Trajnime profesionale:

-Elektroinstalues

-Elektrikë Industriale

-Ndërtimtari

•Instalime Elektrike

•Mirëmbajtje Elektrike

•Ateste Elektrike

-Matje dhe shqyrtime elektrike si dhe

•Ekspertiza

Zhvillimi i trajnimit bëhet në sistemin modular-MES (Implementimi i sistemit modular) trial që vazhdon të implementohet në tërësi në praktikë,që do të thotë se kandidati i qaset pjesës teorike dhe praktike në kabinet dhe pas përfundimit të testeve modulare i përcaktohet koha e trajnimit praktik në kompani ,kuptohet në marrveshje me kompaninë,në mënyrë që kandidati ti arrijë objektivat për profesionin e zgjedhur.

Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie inxhinieri z. Muhamet Shala aktivitetin e tij e fillon në vitin 2000 në Basel të Zvicrës së bashku me një kompani këshillimore shqiptare e cila në atë kohë merrej me trajnimin e refugjatëve kosovar të ikur nga lufta e fundit në Kosovë.

Shala në kuadër të asaj kompanie harton kërrikullin për aftësimin e refugjatëve në fushën e instalimeve elektrike, dhe pas kthimit të tij në Kosovë, themelon kompaninë ”Elektrowati” në Pejë e cila që nga ajo kohë e deri sot ka aftësuar qindra kandidatë te profileve të ndryshme në fushat e lartcekura të cilët pas trajnimeve tre mujore të udhëhequra nga .Shala dolën profesionist të fushave të caktuara.

Certifikatat e lëshuara pas përfundimit të trajnimit tashmë njihen edhe në arenen ndërkombëtare dhe vlejnë edhe për punësime jashtë vendit.

Duke parë interesimin e madh të qytetarëve për këto trajnime tashmë kompania “Elektrowati” ka hapur zyrën e saj trajnuese edhe në Prishtinë, e para e llojit të tillë, e cila gjendet në Pallatin e Rinisë në katin e parë, dhe është e hapur cdo ditë të javës nga e hëna deri të shtunën nga ora 09:00-18:00.

Për më shumë informata kontaktoni në numrat e tel: 044 251 812 dhe 049 479-469.



    Data: 20 Prill 2018 20:20
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera