Kthehu lart

Fillon shitja globale e smartfonit Android One më të fuqishëm në botë

Fillon shitja globale e smartfonit Android One më të fuqishëm në botë GazetaExpress

Kompania e njohur kineze, Xiaomi, javën e kaluar ka lansuar smartfonin e ri Android One më të fuqishëm në botë dhe ka premtuar që smartfoni i ri do të jetë në dispozicion në 37 shtete të ndryshme.

Fjala është për Mi A1, i cili sot ka filluar shitjen në Indi por sasia e shitjes për këtë shtet do të jetë e ulët, transmeton Koha.net. Xiaomi Mi A1 për momentin ka vetëm një konfiguracion – 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme dhe kushton rreth 195 euro.

Gjithashtu, Mi A1 mund të para-porositet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë Xiaomi, Flipkart dhe disa dyqane lokale si Sangeetha, Poorvika, Big C, LOT, UniverCell, E-Zone dhe Croma.

Xiaomi Mi A1 është i ngjashëm me Xiaomi Mi 5X përveç ndërfaqes së përdoruesit MIUI 9 dhe sistemit operativ Android 7.1.1 Nougat.

    Data: 13 Shtator 2017 01:19
    Autori: GazetaExpress
    • Me këtë metodë mund ta forconi shpejtësinë e WiFi-së

      Me këtë metodë mund ta forconi shpejtësinë e WiFi-së 0

    Të tjera