Kthehu lart

Facebook i kërkon falje familjes së shefit të mafisë

Facebook i kërkon falje familjes së shefit të mafisë GazetaExpress

Kompania Facebook i ka kërkuar falje familjes së mafiozit italian Salvatore Riina, i njohur si Toto, për heqjen e mesazhit të ngushëllimit pas vdekjes së tij javën e kaluar.

Facebook raportoi se mesazhet për ngushëllim në profilin e dhëndrit të Riina u hoqën gabimisht, pasi përdoruesit u ankuan se publikimi shkelte rregullat e rrjetit social.

Pas rivlerësimit, Facebook ktheu mesazhet në profil dhe kërkoi falje. Kreu i Cosa Nostra Toto Riina vdiq javën e kaluar në Parma, në moshën 87-vjeçare.

Mbetjet e tij mortore mbërritën sot në Sicili. Familja organizoi një varrim privat në qytetin Corleone, një çerdhe e mafisë, e cila u bë e njohur nga filmi “Kumbara”.

    Data: 23 Nentor 2017 03:59
    Autori: GazetaExpress
    • Telefoni i parë me skaner për gishtërinj nën ekran arrin më 2018

      Telefoni i parë me skaner për gishtërinj nën ekran arrin më 2018 0

    Të tjera