Kthehu lart

E besoni ose jo kjo pjesë e Mercedes kushton 70 mijë euro

E besoni ose jo kjo pjesë e Mercedes kushton 70 mijë euro GazetaExpress

Një rregull i përgjithshëm për të gjitha veturat është se çmimi i pjesëve individuale është më i lartë se vetura në tërësi.

Kjo është njëra nga arsyet kryesore pse hajdutët që vjedhin veturat i marrin ato për pjesë, ku me pjesët e mbledhura mbledhin një shumë të madhe parash.

Le të kthemi në kohë kur Mercedes dhe McLaren bashkuan forcat për të krijuar super-veturën e quajtur McLaren SLR.

Në tregun e veturave të përdorura, një SLR në gjendje të mirë dhe me kilometrazh më të ulët shkon rreth 300,000 euro, kështuqë është e natyrshme e natyrshme që kosto për mbajtur këtë veturë është mjaft i lartë. Por, çfarë sa i përket pjesëve të zëvendësimit?

Kësaj veture nëse vie puna t'i ndërrohet kofano ( hauba ) nevojiten 70,000 euro për ta blerë të re, shkruan IndeksOnline.

Në fotot e mëposhtme mund të shikoni rreth kësaj kofano mistike dhe çmimin e lartë që duhet paguar për të, shifër kjo me të cilën mund ta blesh një veturë të re Dodge Challenger Hellcat.

    Data: 10 Tetor 2017 03:39
    Autori: GazetaExpress
    • Po merr formë versioni më i vogël i MINI Countryman

      Po merr formë versioni më i vogël i MINI Countryman 0

    Të tjera