Kthehu lart

Dizajneri i Land Roverit u kërkon falje lopëve (Foto)

Dizajneri i Land Roverit u kërkon falje lopëve (Foto) GazetaExpress

Gerry McGovern, që është dizajner i enterierëve në Land Rover, ka bërë një deklaratë të pazakontë ku u kërkon falje publike lopëve.

Me të bërë të ditur se Jaguri ri që do të lansohet nuk do të ketë lëkurë origjinale, ai ka shprehur keqardhje për kafshët që janë mbytur për t’ua marrë këtë pjesë të trupit, transmeton Telegrafi.

“Është e tmerrshme se sa shumë lopë kanë pësuar, që t’ju merret lëkura për ulëse, që ne të akomodohemi në këto hapësira”, ka thënë McGovern lidhur me rastin.
Në të njëjtën kohë, është bërë e ditur se ulëset e veturave nga ky prodhues britanik, do të mbuloheni nga leshi i përpunuar që do të jetë shumë më i shtrenjtë se materiali i mëparshëm.

Kjo ndodh pasi Tesla ka hequr në tërësi përdorimin e lëkurës, për shkak të mbrojtjes së kafshëve, derisa Bentley po e konsideron të njëjtën gjë. 

    Data: 13 Gusht 2017 07:06
    Autori: GazetaExpress
    • Ky është Ferrari që u shit javën e kaluar për 18,000,000 dollarë [FOTO]

      Ky është Ferrari që u shit javën e kaluar për 18,000,000 dollarë [FOTO] 0

    Të tjera