Kthehu lart

Bie interesimi për syzet e Snapchatit

Bie interesimi për syzet e Snapchatit GazetaExpress E diel, 13 Gusht 2017 05:39

Në shtatorin e vitit të kaluar, kompania Snapchat ndryshoi emrin në Snap, pasi aplikacioni i Snapchat nuk ishte i vetmi produkt që kjo kompani ofronte, por ishin edhe syzet ‘Spectacles’, transmeton koha.net.

‘Spectacles’ ka një video kamerë të integruar, e cila mund të bëjë video 10 sekondëshe në format rrethor e që lidhen me aplikacioni e Snapchat.

Snap gjatë gjysmës së çerekut të parë të 2017 ka arritur të shesë 64 mijë syze Spectacles, ndërsa tani në çerekun e dytë ka shitur rreth 41 mijë e 500 syze.

Kjo është një rënie e madhe, rreth 35 për qind, duke ndikuar në fitimet e Snap.

    Data: 13 Gusht 2017 05:39
    Autori: GazetaExpress
    • ​ E pabesueshme si barten viruset në kompjuter 0

    Të tjera