Kthehu lart

Bentley Bentayga i vendosur për të thyer rekordin e Land Rover Sport

Bentley Bentayga i vendosur për të thyer rekordin e Land Rover Sport GazetaExpress

Bentley Bentayga do të përballet me një nga pistat më sfiduese të garave sportive, e që tenton të thyej rekordin e asaj piste.

Kjo pistë është Pikes Peak, ngjitje në një mal në Kolorado të SHBA-së, gjatë këtij viti, transmeton koha.net.

Rekordi për ngjitjen më të shpejtë në këtë pistë aktualisht e mban Range Rover Sport, të cilin e ka vendosur në vitin 2014.

Bentayga do të vozitet nga legjenda e Pikes Peak, Rhys Millen, me motor W12 në qershor të këtij viti, si pjesë e festivalit historik.

Bentayga do ti bëhen vetëm disa modifikime para se të dal në pistën e famshme.

    Data: 28 Mars 2018 03:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera