Kthehu lart

Audi Q3 SUV spiunohet për herë të parë gjatë testimit (Foto)

Audi Q3 SUV spiunohet për herë të parë gjatë testimit (Foto) GazetaExpress

Gjenerata e ardhshme e Audi Q3 është spiunuar gjatë testimit, duke konfirmuar se Audi do të sjellë një dizajn evolucionar për të rivalizuar BMW X1, kur të arrijë në vitin 2018.

Nga para mund të shihet grila e ridizajnuar, e më e gjerë se ajo në veturën aktuale dhe e kombinuar me dritat e reja të modeleve të Audi-së, transmeton koha.net.

Q3 i tanishëm është modeli më i vjetër në vargun e Audi, kështu që në të ka ndryshime të mëdha, me një kabinë e platformë komplet të re.

Shasi me platformën e re MQB hap dyert edhe për disa motor të ri për Q3-shin, e edhe për hibrid.


    Temat:
    Data: 11 Gusht 2017 02:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera