Kthehu lart

Apple rrit çmimin e tabletit iPad Pro

Apple rrit çmimin e tabletit iPad Pro GazetaExpress

Apple me qetësi ka rritur çmimin e versioneve 256 dhe 516 gigabajt të tabletit iPad Pro.

Rritja e çmimit është bërë pasi Apple Store është kthyer online pas ceremonisë së prezantimit të iPhone X.

Të gjitha modelet 256 dhe 512 gigabajt të iPad Pro tani janë për 50 dollarë më shtrenjtë sesa më parë. Modeli me ekran 10.5-inç me 25 GB tani kushton 799 dollarë, ndërsa ai me 512 GB do të kushtojë 999 dollarë, transmeton Koha.net.

iPad Pro me ekran 12.9-inç do të kushtojë 949 dollarë për modelin me 256 GB, derisa ai me 512 do të kushtojë 1,149 dollarë.

Apple ende nuk ka dhënë detaje se përse ka vendosur për shtrenjtimin e këtyre modeleve të tabletit.

    Data: 14 Shtator 2017 10:46
    Autori: GazetaExpress
    • Apple i ngadalëson modelet e vjetra kur lanson celularët e rinj

      Apple i ngadalëson modelet e vjetra kur lanson celularët e rinj 0

    Të tjera