Kthehu lart

Apple prezanton iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus (Foto)

Apple prezanton iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus (Foto) GazetaExpress

Apple ka prezantuar zyrtarisht dy prej tre telefonëve të saj të ri për këtë vit, iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus përbëjnë versione më të sofistikuara të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus, që u prezantuan vitin e kaluar. 

Telefonat vijnë me dizajne të njëjta sikurse paraardhësit, por me specifika shumë më të avancuara. 

Risia kryesore është që këta telefona të rinj do të mund të mbushen pa kabllo.

iPhone 8 dhe 8 Plus do të dalin në shitje më 22 shtator, ndërsa do të mund të porositen që nga 15 shtatori.

iPhone 8 do të kushtojë 699 dollarë (versioni me 64GB), kurse iPhone 8 Plus do të kushtojë 799 dollarë (versioni me 64GB). /Express/


Pamjet: The Verge

    Data: 12 Shtator 2017 19:57
    Autori: GazetaExpress
    • Kosovari i "Apple" ligjëron në ICK

      Kosovari i "Apple" ligjëron në ICK 0

    Të tjera