Kthehu lart

Apple lëshon iOS 11.2.2 - ju këshillon ta instaloni urgjentisht

Apple lëshon iOS 11.2.2 - ju këshillon ta instaloni urgjentisht GazetaExpress

Apple ka lëshuar sot iOS 11.2.2 për iPhone dhe iPad.

iOS 11.2.2 është përditësimi i nëntë zyrtar për sistemin operativ iOS 11.

Versioni më i ri, i lëshuar sot, vjen pothuajse një muaj pas lëshimit të iOS 11.2.1, një përditësim i vogël, dhe një muaj pas iOS 11.2, që solli Apple Pay Cash, mbushje më të shpejtë pa kabllo, dhe përmirësim të një mori problemesh të vogla.

iOS 11.2.2 mund të shkarkohet falas në të gjitha pajisjet që mund ta instalojnë.

Ky version përmban korrigjime të të metave në siguri, të quajtura "Meltdown" dhe "Spectre", që u zbuluan javën e kaluar. 

"Meltdown" dhe "Spectre" janë të meta serioze harduerike, që keqpërdorin një mekanizëm të mikroprocesorëve dhe iu mundësojnë hakerëve qasje në të dhëna të ndjeshme. 

Apple ka këshilluar të gjithë përdoruesit që ta instalojnë sa më parë iOS 11.2.2. /Express/

    Data: 08 Janar 2018 19:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera