Kthehu lart

Apple heq aplikacionet që shpërndajnë lokacionin e përdoruesve me palë të treta

Apple heq aplikacionet që shpërndajnë lokacionin e përdoruesve me palë të treta GazetaExpress

Apple ka filluar që të heqë aplikacione nga ‘App Store’, të cilët i shkelin politikat e kësaj kompanie, duke shpërndarë lokacionin e përdoruesve me palë të treta, pa shpjeguar arsyen.

Ky lajmë është shpërndarë nga ‘App Store Guidelines’, ku thuhet se aplikacionet nuk duhet të transmetojnë “lokacionin e përdoruesve me palë të treta pa pëlqimin e përdoruesve”.

Zhvilluesit e aplikacioneve të cilët kanë shkelur udhëzimet e kompanisë, kanë pranuar një njoftim nga Apple, ku informohen se aplikacionet e tyre nuk janë në pajtim me rregullat e tyre, transmeton koha.net.

Sipas theverge, aplikacionet e prekura nuk kanë ofruar informacione mjaft të qarta të përdoruesit rreth asaj se çfarë ndodh me të dhënat e tyre pasi t’i mbledhin ato.

Ky vendim i Apple duket se lidhet me rregullat e reja gjenerale për mbrojtje të të dhënave, të cilat hyjnë në fuqi nga 25 maji në Evropë.

Nën rregullat e reja, kompania teknologjike duhet të informojë si dhe të marrë pëlqimin e personave, për të cilat ata mbledhin të dhëna personale.

Kjo do të thotë se aplikacionet do të duhet të pyesin më shpesh përdoruesit e tyre të të dhënave si dhe të shpjegojnë mirë e qartë mënyrën dhe arsyen e përdorimit të tyre.

    Data: 09 Maj 2018 23:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera