Kthehu lart

Teatri ‘Teuta’ i Ulqinit për herë të parë në Shqipëri me shfaqjen ‘Nana’

Teatri ‘Teuta’ i Ulqinit për herë të parë në Shqipëri me shfaqjen ‘Nana’ GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 04:49

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Vjosa Tasholli, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq dhe Bashkim Alaj.

Në Teatrin Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli” do të zhvillohet nesër një konferencë për mediat ku do të prezantohet për herë të parë në Shqipëri trupa e teatrit “Teuta” me shfaqjen “Nana”.

Shfaqja ”Nana” e cila vjen me regji të Munib Abazi, flet për jetën e një familje, në kushte jo shumë të mira financiare dhe ndryshimin e gjendjes familjare kur aty shtohet edhe nusja.

Nusja arrin të prish mardhënien në mes të nënës dhe djalit dhe situata fillon të ftohet deri në atë pikë saqë djali heq dorë nga përkujdesja ndaj të ëmës, dhe vendos të largohet nga shtëpia bashkë me gruan e vet. Ndërsa, çifti i cili u largua nga shtëpia për një jetë më të rehatshme, nuk arrijnë të gjejnë qetësi mbasi që problemi ishte po te ata të dy, të cilët nuk arritën kurrë të gjejnë një gjuhë të përbashkët, shkruan atsh.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Vjosa Tasholli, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq dhe Bashkim Alaj.

Kjo shfaqje do të luhet më datë 22 prill ora 19:00 në teatrin ‘Migjeni” në Shkodër dhe më 24 prill ora 20:00 në TKEKS në Tiranë.

    Data: 21 Prill 2017 04:49
    Autori: GazetaExpress
    • 3 fakte për Robert De Niron 0

    Të tjera