Kthehu lart

Revista e Seminarit Albanologjik fiton të drejtën e revistës shkencore ndërkombëtare

Revista e Seminarit Albanologjik fiton të drejtën e revistës shkencore ndërkombëtare GazetaExpress

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Rrahman Paçarizi, përmes rrjetit social Facebook bën të ditur se revista e këtij seminari ka fituar të drejtën e përfshirjes në platformën e revistave shkencore ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

Drejtori i Seminarit, Paçarizi në statusin e tij shkruan:

“Të dashur miq

Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare e ka marrë zyrtarisht numrin ISSN, që është kusht teknik për t'u përfshirë në platformat e revistave shkencore ndërkombëtare.

Kjo u bë e mundur falë angazhimit dhe përkushtimit të bashkëdrejtores nga Tirana, profesoreshës Aljula Jubani”.

    Data: 14 Shtator 2017 00:39
    Autori: GazetaExpress
    • Ministria zvarrit kthimin e gjësendeve të Jusuf Gërvallës në Kosovë

      Ministria zvarrit kthimin e gjësendeve të Jusuf Gërvallës në Kosovë 0

    Të tjera