Kthehu lart

Politika s’e lëshon Ministrinë e Kulturës, injorohet kërkesa për ministër jopartiak

Politika s’e lëshon Ministrinë e Kulturës, injorohet kërkesa për ministër jopartiak GazetaExpress

Shkurt ka zgjatur ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Të shkurtër kanë qenë dhe në prononcime Kujtim Gashi e Vlora Dumoshi.

I pari të hënën ka pranuar detyrën e ministrit të Kulturës nga Dumoshi, e cila për gati dy muaj ka qenë ministre në detyrë, shkruan sot “Koha Ditore”. I është dorëzuar dokumenti i politikave kulturore për këtë vit tek i është thënë se po merr nën drejtim një ministri që, sipas Dumoshit, “ka bërë punë të mira dhe ka rezultate”.

Kujtim Gashi është ministri i radhës i Kulturës, të cilin ashtu sikurse të tjerët e sjell politika. Megjithëse kjo ishte e pritshme, një pjesë e shoqërisë civile ditë më parë kishte kërkuar që MKRS-ja të mos futej në pazare partish, tek kishin nominuar edhe kandidaten nga radhët e tyre për ta udhëhequr këtë dikaster qeveritar.

Qysh në muajin gusht Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës u kishte propozuar partive politike që ministër i MKRS-së të jetë një anëtar i shoqërisë civile. Kishin nominuar profesoreshën universitare, Besa Luzha. Ky propozim kishte ardhur duke marrë shembull vendet e rajonit që në kabinetet aktuale të qeverisë kanë emëruar anëtarë të shoqërisë civile si ministra të Kulturës.

Drejtori ekzekutiv i Rrjetit, Albert Heta, nuk ka folur për zhvillimet e reja me arsyetimin se të martën Rrjeti ka mbledhje të Bordit drejtues.

    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 03:59
    Autori: GazetaExpress
    • Ministria zvarrit kthimin e gjësendeve të Jusuf Gërvallës në Kosovë

      Ministria zvarrit kthimin e gjësendeve të Jusuf Gërvallës në Kosovë 0

    Të tjera