Kthehu lart

Mirush Kabashi prek me fjalët e Nënë Terezës!

Mirush Kabashi prek me fjalët e Nënë Terezës! GazetaExpress

Mjeshtri i madh i fjalës, artisti i popullit Mirush Kabashi ka ngritur peshë sallën e krijuar enkas për një aktivitet bamirësie në sheshin “Skënderbej”.

Të rinj nga i gjithë vendi, gazetarë e këngëtarë janë bërë bashkë për të mbledhur fonde vullnetare që do t’i mundësonin kurimin jashtë vendit katër fëmijëve të sëmurë me kancer. 

Ashtu siç vetëm ai di të prekë, Kabashi ka zgjedhur disa lutje të Nënë Terezës për të mbërritur në zemrat e gjithsecilit e për të marrë duartrokitje të shumta.

Fjalët e saj, përmes zërit të tij janë më aktuale se kurrë: Më mirë ndizni një qiri se sa të mallkoni errësirën!/Balkan 

    Data: 16 Prill 2018 20:24
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera