Kthehu lart

"Love it or leave it“ ekspozitë nga Mentor A. Ejupi Toro në Hamburg

"Love it or leave it“ ekspozitë nga Mentor A. Ejupi Toro në Hamburg GazetaExpress E premte, 21 Prill 2017 11:32

Pas ekspozitës kushtuar Nënë Terezës në vitin e kaluar, artisti me prejardhje nga Prishtina vjen para artedashësve europian me ekspozitën e radhes „Love it or leave it“. Kësaj radhe është përzgjedhur hoteli privat „Lindtner“ në Hamburg, si qendër e Rotary Club si dhe qendër e artit contemporan internacional ku me vite të vtëra njihej edhe si rezidenca e artistit me përmasa internacionale Kamendy i cili kishte ndrruar jetë para dy vitesh.

"Të premten me 21 Prill nga ora 19:00 do hapet ekspozita e Mentor A.Ejupi Toro si fillim i ri i tradicionit të këtij hoteli me dashuri të veqant ndaj artistëve ndërkombëtarë.

"Duaje ose lëre“ është një ekspozitë me 20 piktura të punuara në formate të mëdha në teknikën e vajit në kanavec. Motivet e punëve janë të bazuara në historinë qindra vjeqare të qytezës që deri para luftës së dytë botërore i takonte Mbretërisë së Hanoverit dhe se me ligjin e nazistëve iu bashkangjit metropolit Hamburg , ku edhe sot e asaj dite i takon bashkisë së qytetit 2 milionësh.

Ky titull i është vënë ekspozitës nga ana e Toros si shenjë proteste apo si dashuri-urrejtje ndaj situatës aktuale, si asaj politike dhe sociale po ashtu në veqanti planifikimi i hapësirës dhe jetës urbane. „Kur shofë fotografitë e para luftës dhe i krahasoj me gjendjen aktuale të qytetit tim që jetoj që 24 vite, më vie për të eksploduar nga zemërimi“ -shprehet Toro ; duke vazhduar „ nuk ka bërë lufta dëme sa kanë bërë drejtuesit e planifikimit urban dhe arkitektët me shije depresive“. Kështu u shpreh artisti nga Kosova sot në konferencën e shtypit në Hamburg.

Hapja e ekspozitës është të premten me 21.04 dhe do jetë e hapur për publikun deri me 14 Maj 2017“ – njofton komunikata drejtuar mediave./Gazeta Express

    Data: 21 Prill 2017 11:32
    Autori: GazetaExpress
    • Mësohet se kur do të lansohet pjesa e re e “Avatar” 0

    Të tjera